Saturday, October 12, 2024

Egnatia, me tre mungesa ndaj Vllaznisë

Lexo

Mungesa por edhe ndryshime në staf e skuadër. Egnatia po ndryshon fytyrë dalëngadalë por koha nuk pret pasi këtë të premte do të luajë në shkodër një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme për të siguruar pikë mbijetese. Emri më i bujshëm që do të mungojë në këtë përballje është ish-i Demir Imeri që sezonin e kaluar la gjurmë të rëndësishme në Shkodër. Mesfushori nga Maqedonia e Veriut ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të ketë mundësi t’i japë një dorë skuadrës së Zekerija Ramadanit, në emergjencë të plotë në mesfushë.

Dëmtimi afatgjatë i Telushit i ka shtuar problemet në radhët e debutuesve që nuk do të kenë të gatshëm as brazilianin Guilherme Eller, i dëmtuar rëndë në ndeshjen e fundjavës kundër Partizanit. Gjithsesi, gjatë ditëve të fundit në klubin rrogozhinas kanë punuar që të pasurojnë organikën pasi në rolin e zv/trajnerit është afruar ish-ndihmësi i Bledi Shkëmbit te Dinamo, Françesko Vitobelo.

Një emër që mund ta ndihmojë ekipin gjatë 24 javëve të mbetura është edhe portieri brazilian, Xhovani Porfirion, i cili do të jetë një alternativë e rëndësishme për te riun Puja që këtë sezon po bën mjaft mirë. Momentalisht Egnatia mban vendin e parafundit në klasifikim me 14 pikë, 2 më pak se Skënderbeu, momentalisht jashtë zonës së ftohtë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img