Thursday, April 25, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Java e shtatë sërishmi nën diktatin e Bylisit që kryeson kampionatin. Tërbuni pëson humbjen e parë në kampionat, e mund Erzeni në shtëpi 0-2

Lexo

Java e shtatë e Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e parë ka pasur sërishmi protogonist, skuadrën ballshiote, Bylis. Ballshiotët kanë pritur në fushën e tyre, ekipin e Lushnjes, të cilin e kanë mundur me rezultatin minimal 1 me 0.

Ka mjaftuar goli i Ruçit në minutën e tretë që avantazhi të qëndrojë në fuqi deri në fundin e të gjithë ndeshjes duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi për ballshiotët, të cilët kryesojnë me meritë Kampionatin Kombëtar të kategorisë së parë.

Tërheq vemendjen humbja në shtëpi e Tërbunit. Pukjanët e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri janë mundur nga Erzeni me rezultatin 0-2. Shkodrani Rraboshta që luan për shijakasit ka shënuar golin e parë në të 10-tën minutë, i pasuar dhjetë  dhjetë minuta më pas nga Mehmeti, gola këto që i shkaktojnë humbjen  Tërbunit në këtë kampionat.

Beslëlidhja me trajnerin Alban Bruka jep shënja jete, teksa fiton në fushën e saj kundra Vorës me rezultatin  2 me 0. Për skuadrën lezhjane, golin e parë e ka shënuar shkodrani Angjelo Radovani, i cili nga Vllaznia ka kaluar i huazuar tek Besëlidhja këtë sezon futbollistik.

Një tjetër skuadër veriore, Burreli i drejtuar nga trajneri Saimir Patushi, ka marrë një fitore të rëndësishme këtë javë, teksa ka fituar me përmbysje në Cërrik, përballë Turbinës vendase me rezultatin 1 me 2, falë dy golave të shënuar nga Dibra dhe Faruku në pjesën e dytë duke bërë të pavlefshëm golni e Hhasajt të minutës së 22-të.

Rezultatet e javës s shtatë të Kategorisë ssë

TËRBUNI 0-2 ERZENI
Rraboshta 10′. Mehmeti 20′

TOMORI 5-2 MALIQI
Oshafi 45′ Pepa 48′, (p) 71′,  Ruço 59′, Vokrri 77′ / Ivani 61′, 86′

BUTRINTI 5-2 SHKUMBINI
Glauber 30′, Hyska 36′, Gjonaj 59′, 73′ , Xheferson 77′ / Barbosa 13′, Onuh 90′

BESA 1-2 APOLONIA
Perja 66′ / Omeri 43′ Zogaj 61′

BESËLIDHJA 2-0 VORA
Radovani 65′  Danaj 81′

BYLISI 1-0 LUSHNJA
Ruçi  3′

TURBINA 1-2 BURRELI
Hasaj 22′  / Dibra 40′ Ferruku 54′

POGRADECI 0-0 KORABI

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img