Sunday, May 19, 2024

Ernest Muçi dërgon Beshiktashin në finale

Lexo

Sulmuesi kuqezi firmosi fitoren 1-0 përballë Ankaragucu në gjysmëfinale

Ernest Muçi, gol që vlen finalen e Kupës së Turqisë. Sulmuesi kuqezi vendosi ndeshjen gjysmëfinale, atë me Ankaragucu, të fituar me rezultatin 1-0 nga skuadra e Beshiktashit.

Pas një pjese të parë pa gola, sulmuesi kuqezi u ngjit në skenë në minutën e 70-të me një të djathtë vrastare, duke bërë që tifozët të shpërthejnë.

Goli i sulmuesit kuqezi mbeti në fuqi deri në sinjalizimin e fundit të gjyqtarit të sfidës, që do të thotë se Beshiktashi shkon në finalen e Kupës së Turqisë ku e pret fituesja e çiftit Fatih Karagumruk-Trabzonspor.

Për Muçin, i ardhur në janar në radhët e skuadrës turke, ky është goli i parë në Kupë në tri ndeshje të luajtura. Ndërkohë, në kampionat, në 11 ndeshje të luajtura ka shënuar 3 gola.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img