Saturday, May 18, 2024

Vllaznia-Erzeni, sot ora 18:00, në “Loro Boriçi. Trajneri Sedloski, kërkon ta nis me fitore si trajner i kuqebluve

Lexo

Për maqedonasin e pankinës së Vllaznisë. Goce Sedloski, sfida e sotme, Vllaznia-Erzeni, e cila shënon startin e tij zyrtar në krye të skuadrës kuqeblu është mjaft e rëndësishme, jo vetëm për Vllazninë që ajo të rikthehet tek rezultatet pozitive, por edhe në prizmin personal, ai kërkon ta nisë me fitore aventurën e re në krye të skuadrës kuqeblu.

Nga sa është parë gjatë ditëve stërvitore të pragndeshjes, Sedloski pritet të prezantojë një skuadër me ndryshime në fushën e lojës. Kjo, më shumë në aspektin taktik, sesa në emrat që do të luajnë nga minuta e parë.

Kështu, Vllaznia e përballjes me Erzenin pritet të luajë me rreshtimin 3-5-2, duke pasur në portë Zogoviç, Shehi, Juriç e Bulatoviç në prapavijë. Smajli e Hakaj në krahë, ndërsa Jonuzi e Boshnjaku në qendër e pak para tyre ka një pikëpyetje nëse do të përzgjidhet Marku apo Heriç, por mund të kërkohet edhe fantazia e Latifit apo Vulajt gjithnjë nëse Latifi nuk do të jetë pjesë e dyshes sulmues. Sulmi duket se do t’u besohet shtatlartëve Balaj e Kaina.

Ndërkohë, një tjetër skemë e përdorur prej tij në procesin stërvitor ka qënë edhe ajo 4-4-2 duke lënë repartin e mbrojtjes siç edhe është aktualisht me Gurishtën, Juriç, Bulatoviç e Hakaj. Por, edhe me një ndryshim tjetër, që në vend të brazilianit Kaina të jetë Latifi apo Hoxhaj.

Gjithësesi, burime brenda kampit kuqeblu, bëjnë të ditur se me shumë mundësi, maqedonasi Goce Sedloski do t’i qëndrojë variantit të parë, me skemën 3-5-2, tek e cila beson më shumë në arritjen e suksesit, por që sipas ecurisë së lojës, edhe mund të ndërhyjë në modifikime, me skemën por edhe me emrat që ka në dispozicion.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img