Sunday, May 19, 2024

Erzeni-Vllaznia, gati për start. Java e 20-të e Superiores, gjykon Olsid Ferataj nga Patosi

Lexo

Erzeni dhe Vllaznia, janë gati për nisjen zyrtare të ndeshjes, e cila do të luhet në stadiumin “Demrozi” të Rrogozhinës. Një sfidë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, të cilat në objektivin e tyre kanë vetëm fitore.

Shijakasit, kërkojnë pikët e plota për t’iu larguar zonës së “ftohtë” të renditjes, ndërkohë që për Vllazninë, që lufton për zonën  e katërshes më të mirë kryesuse, tre pikët do të ishin një mundësi e mirë për t’I rëmbyer vendin e tretë Tiranës, e cila nga ana e saj la dy pikë dje duke barazuar me Teutën në transfertë.

Njihuni me formacionit që kanë hedhur në fushë dy trajnerët,  Alfred Deliallisi I Erzenit dhe Qatip Osmani i Vllaznisë.

ERZENI: Puja, Maliqi, Sadiki, Atanda, Zogaj, Alba, Migone, Kahrimanoviç, Zeka, Mihana, Paul Komolafe. Trajner: Alfred Deliallisi

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Çoba, Mala, Gruda, Balaj.  Trajner: Qatip Osmani.

Trupa gjykuese e ndeshjes, Erzeni-Vllaznia 

Arbitër kryesor:Olsid Ferataj(Patos)

Asistent 1:Orgest Grabova(Fier)

Asistent 2:Maringlen Llukmani(Vlorë)

Arbitër i 4:Laver Alla(Lushnje)

Var:Enea Jorgji(Elbasan)

Avar:Silvio Dyrmishi(Elbasan)

Delegat:Engli Kokona(Tiranë)

Vëzhgues:Klajdi Kola(Tiranë)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img