Saturday, July 27, 2024

(Video) Atletik-Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë 2023-2024. Trofeu i 16-të radhazi nga 28-të Kupa në tërësi kuqeblu

Lexo

Atletika shkodrane vazhdon të dominojë atletiken shqiptare në të gjitha nivelet e konkurimit. Pasi ka koleksionuar tre trofetë e Kampionatit Kombëtar për tre nivelet e konkurimit të moshave, pasditen e së shtunës Vllaznia ka bërë të vetin edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, por tashmë edhe për kategorinë e të rriturve.

Në garat e zhvilluara në stadiumin “Elbasan Arena”, ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajnerët Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj, ka arritur të grumbullojë 215 pikë duke lënë pas Skënderbeun me 148 pikë dhe Teutën 66 pikë.

Një sukses ky i merituar për ekipin kuqeblu i cili arrin të koleksionojë trofeun e 16-të radhazi të Kupës së Shqipërisë nga 28-të Kupa të Shqipërisë në tërësi nga ekipi kuqeblu. Një sukses ky që arrihet pa pjesëmarrjen dhe kontributin e atletit të talentuar Franko Burraj, i cili është i angazhuar në një aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar që po zhvillohet në Itali.

Përpos trofeut të Kupës së Shqipërisë, Vllaznia korri edhe një tjetër sukses duke nxjerrë nga gjiri i saj atletin më të m irë të aktivitetit, i cili është Endri Rakaj me 986 pikë olimpike.

Ndërkohë, në konkurimin për femra, trofeun e Kupës së Shqipërisë e ka merituar ekipi i Tiranës me 139 pikë duke lënë në vend të dytë Skënderbeun me 130 pikë dhe në vend të tretë Partizani me 72.5 pikë. Ashtu si edhe edhe Vllaznia për meshkuj, edhe Tirana për femra nxori nga gjiri i saj atleten më të mirë të aktivitetit, kampionen dhe rekordmenen e mirënjohur Luiza Gega.

RENDITJA E EKIPEVE (FEMRA)

TIRANA 139 PIKË

SKËNDERBEU 130 PIKË

PARTIZANI 72.5 PIKË

RENDITJA E EKIPEVE (MESHKUJ)

VLLAZNIA 215 PIKË

SKËNDERBEU 148 PIKË

TEUTA 66 PIKË

SPORTISTËT MË TË MIRË

Luiza Gega (Tirana) 1088 PIKË

Endri Rakaj (Vllaznia) 986 PIKË

(Video) Pamje nga momenti i shpalljes së Vllaznisë fituese për meshkuj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img