Dinamo pësoi një humbje 3-0 përballë Elbasanit në ndeshjen e javës së dytë të “Final Four”. Pas ndeshjes, zv-trajneri i bluve, Glen Daja ka deklaruar: “Lojtarët bënë maksimumin me një lojtar më pak, aq ishin mundësitë tona. Ishte hera e parë që nuk kishim qendërmbrojtës. Kartoni i kuq nuk e di nëse ishte apo nuk ishte, por nuk e kuptoj atë ndërhyrje të lojtarit tim”.
Jashtë luftës për titull – “Mori fund dje, me fitoren e Egnatias mori fund ajo shpres që kishim”.
Ndeshja e fundit me Egnatian – “Kemi treguar që ndeshjet e ‘Final Four’ i kemi finale. Edhe ndaj Egnatias do të zbresim në fushë për atë fanellë që kemi veshur, ashtu siç e kemi respektuar deri tani”.


