Tuesday, May 14, 2024

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skenderbeu-Vllaznia- luhet në “Air Albania” më 30 maj, ora 19:00

Lexo

Skënderbeu-Vllaznia- është finalja e madhe e vlefshme për kompeticionin e Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00. Në shortin e hedhur sot në FSHF nga Departamenti i Garave u përcaktua që Skënderbeu të jetë skuadër pritëse dhe Vllaznia si skuadër mike. Korçarët kaloi në finalen e Kupës pas fitores ndaj Teutës në qytetin bregdetar, ku mundën “Djemtë e Detit” me rezultatin 0-2, me gola të Meksit dhe Elvi Berishës.

Ndërkaq, shkodranët fituan në “Loro Boriçi” ndaj Laçit, një ndeshje që dhuroi shumë emocione, por vetëm një gol, të shënuar nga Ardit Hoxhaj, i cili i dha biletën për në finale shkodranëve.

Kjo është hera e dytë në historine e këtij kompeticioni që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën. Hera e parë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga Vllaznia, me rezultatin 1-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img