Saturday, July 27, 2024

Fitorja 4-0 ndaj Erzenit, Shehi: Minutat e para ishin të vështira për shkak të eliminimit nga Kupa

Lexo

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas fitores me shifrat 4-0 ndaj Erzenit.

Sipas tij, minutat e para të ndeshjes ishin të vështira, për shkak të eliminimit nga Kupa në mesjavë.

Në kampionat kemi dy fitore radhazi, me goleadë dhe pa pësuar. Mos harrojmë se në me të këtyre dy ndeshjeve, kemi atë eliminim në Kupë. Na ka dëmtuar shumë nga ana sportive. Ishte javë e vështirë.

Minutat e para ishin të vështira për shkak të eliminimit në Kupë. U munduam të ndërtonim lojën nga poshtë pasi kundërshtari vendosej mirë. Dy herë gabuam për shkak të fushës. Gradualisht situata u përmirësua duke ndryshuar disa gjëra në mënyrën e daljes.

Në pjesën e dytë kërkuam të mos vuanim në krahë. Duke qëndruan në bllok të mesëm na jep mundësi të shkojmë në thellësi, sidomos me Bintsoukan. Kjo fushë nuk të lë të luash dhe të mbash topin në zotërim. Kjo është panorama e kësaj loje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img