Monday, May 20, 2024

Humbja me Partizanin, Deliallisi: U ndëshkuam në momentin më të mirë

Lexo

Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht 0-4 nga Partizani.

Deliallisi deklaroi se skuadra e tij e nisi mirë ndeshjen, por u ndëshkuan në momentin kur nuk duhej.

E filluam ndeshjen shumë mirë. Kishim një rast të pastër dhe kur nuk shënon e pëson nga hicci. Ndeshja bëhet më e vështirë përballë një skuadre si Partizani. Lojtarët po luanin mirë deri në momentin e golit dhe ndëshkohemi kur nuk duhej. Nuk duhet të dorëzohemi dhe ne do të luftojmë ndeshje pas ndeshje për të arritur aty ku duhet.

Si Peposhi, si Sadiki ashtu dhe Osmanllari, të cilët munguan, janë shumë të rëndësishëm për ne.

Pësojmë gola shumë lehtësi dhe kjo është ajo që më shqetëson. Nuk do të dorëzohemi dhe do të luajmë deri në fund si në sfidën e radhës përballë një ekipi direkt. Janë ende shumë pikë në lojë dhe ne nuk do të dorëzoheni asnjëherë. Ne krijuam, kishim zotërim topi, por na mungoi finalizimi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img