Thursday, April 18, 2024

Flamurtari, prezanton trajnerin e ri, italianin Diego Longo. Objektivi, kualifikimi në Superiore

Lexo

Mbrëmjen e djeshme është marrë vendimi për emërimin e Diego Longos në krye të skuadrës vlonjate. Madje, italiani, mbrëmë ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore si trajner i Flamurtarit, ndërkohë që zyrtarizimi i tij është bërë sot përmes një ceremonie të zhvilluar në FC Flamurtari në praninë të presidentit Sinan Idrizi dhe drejtorit sportive, Alfred Ferko.  “Emergjenca është kjo koha që kemi në dispozicion. Por të jeni të sigurtë që kemi një rrugëtim shumë të gjatë bashkë. Pra një rrugëtim që besoj se do të jetë jo vetëm afatmesëm, por shumë afatgjatë”, u shpreh ndër të tjera, presidenti Sinan Idrizi.

Ndërkohë, vete trajneri Longo, pasi është shfaqur i kënaqur për besimin e dhënë të drejtojë Flamurtarin, u shpreh optimist për realizimin e objektivit të Superiores. “Jam në krye të Flamurtarit edhe për njerëzit që kam gjetur në Vlorë. Kam patur dhe oferta të tjera, por i kam refuzuar ato. Kemi 6 ndeshje dhe ne duhet të shkojmë në Superligë. Në mendjen time ekziston vetëm Flamurtari. I kam parë ndeshjet e skuadrës. Kam folur me lojtarët, drejtuesit dhe njohësit e futbollit në Vlorë. Sigurisht që do të ndryshojmë diçka për të mirën e Flamurtarit. Madje skuadra e parë që kam njohur në Shqipëri ishte Flamurtari, ndërsa kam qenë pjesë e Petrolut Ploeshtit. 100-vjetori i klubit Flamurtari shpresoj të jetë ogur i mirë për ekipin për të qenë në elitën e futbollit shqiptar”, tha ndër të tjera, Diego Longo, tashmë zyrtarisht trajner i Flamurtarit, debutimi i të cilit në krye të Flamurtarit do të jetë fundjavën e ardhshme përballës Orikut në transfertë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img