Monday, December 9, 2024

Frederiko Kieza, njeriu i ndeshjes, Itali-Spanjë

Lexo

Gjysëmfinalja, Itali-Spanjë ishte padyshim një ndeshjet më emocionuese të këtij europiani. Shënojnë të parët italianët, barazojnë më pas spanjollët për vijuar me 90-të minuta të kohës së rregullt shumë të dyluftuara. Emocionet vijuan të jenë të pranishme edhe në kohën shtesë, 2 herë nga 15 minuta për të kulmuar në gjuajtjet e penalltive ku axurrët tregohen më të saktë duke shkuar ato në finale.

Dhe, mes gjithë këtyre situatave kaq interesante, njeriu i ndeshjes, një risi kjo e UEFA-s që përcakton futbollistin më të mirë të takimit, shkoi për sulmuesin e Juventusit, Frederiko Kieza, i cili shënoi golin e parë për axurrët në momentin më të papritur për Italinë duke i dhënë një forcë të madhe skuadrës së Mançinit për të besuar deri në fund.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img