FSHF mbështet turneun e futbollit në Luginën e Preshevës, me pjesëmarrjen edhe të fëmijëve nga diaspora shqiptare

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata e Futbollit do të mbështesë organizimin e një turneu të veçantë futbolli për fëmijët në Luginën e Preshevës, që do të zhvillohet nga data 24 deri më 28 korrik në Preshevë.

Ky aktivitet sportiv në bashkëorganizim me Shoqatën Sportive “Lëvizja” në Preshevë, është i hapur për të gjithë fëmijët e shkollave të futbollit “Lugina”, “Tërnoci”, “Besa”, si dhe për fëmijët nga diaspora shqiptare. Turneu do të realizohet në bashkëpunim me Komunën e Preshevës dhe Bujanocit, Qendrën Sportive “Presheva”, si dhe klubet e futbollit në rajon.

FSHF do të kontribuojë me mbështetje materiale dhe financiare, për të mundësuar një organizim sa më dinjitoz të këtij eventi që ka në fokus zhvillimin e futbollit bazë dhe përfshirjen e fëmijëve të Luginës në aktivitete sportive.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

(Video) Fitore shprese për Luftëtarin. Gjirokastritët mundin Burrelin 2-0, por rreziku i rënies në të dytën është akoma prezent

Luftëtari-Burreli 2-0(Shënues:Zani 37',87') Kartonë të verdhë:Bianko 56',Pasmaciu 90+3' Luftëtari:Tahri,Tirso,Diallo,Culli,Zani,Ikeoca,Ramadani(Puci 27'),Cereni,Ziaj(Beji 66'),Stërling,Diamanti(Tuni 83') Trajner:Neritan Novi Burreli:Dani,Fetaj,Dedgjonaj,Mensah,Bianko,Xhakaj(Qeleshi 88'),Mëllugja,Arnold(Koka 46'),Hoti(Pasmaciu 46'),Rrapi(Xhabrahimi 46'),Kabiru(Patushi 71') Trajner:Samuel Nikaj Gjyqtarë:Olsid...
- Advertisement -spot_img