Wednesday, February 21, 2024

FSHF organizon mbledhje me përfaqësuesit e Shoqatave Rajonale, në fokus rritja e cilësisë së talenteve

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një mbledhje me drejtorët e Shoqatave Rajonale në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, Përgjegjësi i futbollit të fëmijëve në FSHF, Andi Zëre dhe tetë drejtorët e Shoqatave Rajonale.

Në këtë mbledhje u diskutuan disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së futbollit mesatar në vend. Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea prezantoi edhe programin teknik për muajin shkurt, me ushtrime specifike që trajnerët do të duhet të ndjekin.

Gjithashtu u diskutua edhe për turneun e ardhshëm rajonal që do të organizohet nga FSHF në muajin maj, një aktivitet ku evidentohen talentet më të mira nga të gjitha zonat rajonale të Shqipërisë.

Në fund u bë edhe një analizë e detajuar për ekipet rajonale, puna që është bërë dhe objektivat që duhet të arrihen në të ardhmen.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img