Friday, April 12, 2024

FSHF organizon për të dytin vit radhazi seleksionime në SHBA, si mund të bëheni pjesë

Lexo

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë për të dytin vit radhazi seleksionime me futbollistët shqiptarë të talentuar, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Seleksionimet do të zhvillohen në muajin maj 2024, në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të jenë të fokusuara te lojtarët e vitlindjeve 2009-2010-2011, ndërsa është i hapur edhe për futbollistet vajza pa kufizime moshe.

Në seleksionimet me futbollistët shqiptarë të talentuar, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada do të marrë pjesë edhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, së bashku me trajnerët e ekipeve Kombëtare për këto mosha.

Seleksionimet kanë si qëllim evidentimin e talenteve të reja, por në të njëjtën kohë edhe për të parë nga afër progresin e lojtarëve që kanë spikatur në seleksionimet e vitit të kaluar të organizuar nga FSHF.

Për të marrë pjesë në seleksionime, të interesuarit duhet të dërgojnë disa të dhëna nëpërmjet adresës së e-mailit seleksionime@fshf.al ku të specifikojnë emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin e saktë në fushë, uebin zyrtar të klubit ku luajnë, pasaportën që zotërojnë dhe në të njëjtën kohë të dorëzojnë dhe një numër kontakti.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img