Saturday, May 18, 2024

Liga e Kampioneve-Arsenali siguron çerekfinalet me penallti, Porto eliminohet

Lexo

Të martën u njohën dy çerekfinaliste të tjera, të mërkurën A. Madrid-Inter, në RTSH

Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve ka luajtur të martën takimet e kthimit të dy çifteve të tjera të turit të 16-shes, duke përcaktuar edhe dy çerekfinalistet e para. Në Londër, pjesa e parë e përballjes midis Arsenalit dhe Portos është mbyllur me epërsinë minimale të vendasve, falë golit të Trosardit, ndërsa pjesa e dytë nuk do të sjellë gola të tjerë.

Kështu, gjithçka u është drejtuar dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila, që gjithashtu nuk kanë prodhuar gol dhe fati i këtij çifti u vendos nga goditjet nga pika e bardhë, atje ku portugezët gabuan dy prej goditjeve, kurse anglezët i realizuan të 4-ta, duke siguruar kalimin për më tej. Kështu Arsenali i bashkohet Barcelonës, që eliminoi Napolin pas fitores 3-1

Të mërkurën luhen ndeshjet e kthimit të dy çifteve të tjera dhe Borusia e Dortmundit pret PSV-në e Eind’hovenit. Ndërsa Atletiko e Madridit pret Interin, në ndeshjen që do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 21:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img