Sunday, May 12, 2024

Berat Gjimshiti, lojtari i sezonit. Mediat italiane nuk kursehen në komplimente pafund

Lexo

Berat Gjimshiti është lojtari i sezonit për Atalantën. Në këtë pikë të rrugëtimit të Atalantës, mediat italiane të bazuara edhe në statistika, nuk janë kursyer me krahasimet për shqiptarin.

Portali i njohur bergamask “Tuttoatalanta” i ka kushtuar një artikull të detajuar 31-vjeçarit. Si fillim ai vlerësohet për stilin e jetesës, e cila është e një profili të ulët dhe që i shkon për shtat karakteristikave të klubit.

Një tjetër aspekt, i cili evidenton rëndësinë e Gjimshitit për Atalantën është edhe ai i përqindjes së kohës të kaluar në fushë. Gasperini e ka aktivizuar në 90,7% të minutave në ndeshjet e zhvilluara nga Atalanta këtë sezon duke e kthyer Gjimshitin në një model besueshmërie dhe vazhdimësie. Të gjitha këto të dhënta shtyjnë “Tuttoatalanta” ta konsiderojnë Gjimshitin si “zemrën guximtare” të Atalantës.

Portali “Primabergamo” ka analizuar vetëm aspektin profesional të 31-vjeçarit duke shpejguar se lojtari në fjalë ka qenë prezent në 35 prej 36 takimeve sezonale të Atalantës duke luajtur plot 3.287 minuta nga 3.624 të mundshmet.

Ai ka qenë titullar në të 35 ndeshjet dhe ka luajtur nga fillimi deri në fund në plot 31 të tilla. Këto statistika e bëjnë Gjimshitin një lojtar të pazëvendësueshëm për Gasperinin dhe Atalantën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img