Tuesday, May 28, 2024

Fundjava kuqezi / 4 gola e 5 asiste, paraqitje e shkëlqyer e legjionarëve

Lexo

Futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë mbyllur një tjetër javë me paraqitje pozitive me klubet e tyre, ku veç golave të shënuar, nuk kanë munguar as asistet. Katër kuqezinj kanë gjetur rrugën e rrjetës këtë fundjavë me skuadrat respektive.

Myrto Uzuni realizoi golin e tij të parë në elitën spanjolle. Në përballjen kundër Mallorca-s, djaloshi kuqezi që aktivizohet në radhët e Granada-s gjeti golin nga pika e bardhë e penalltisë, teksa edhe paraqitja e tij ishte mjaft pozitive.

Nga ana tjetër, Jasir Asani realizoi golin e radhës për Guangju në në Korenë e Jugut. Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën në minutën e 38 të takimit, duke dyfishuar shifrat për skuadrën e tij. Sakaq, Asani ishte protagonist jo vetëm me gol, por edhe me asistin e tij në golin e tretë për koreano-jugorët.

Edhe Taulant Seferi gjeti golin e tij të parë në Dubai me skuadrën e Bani Jas, aty ku në përballjen ndaj Al-Nasr Dubai ishte protagonist absolut në 45 minutat e para. Në minutën e 13-të, sulmuesi kuqezi realizoi edhe golin e tij të parë në takimin zyrtar me skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa në minutën e 20-të, dha asistin e golit të dytë për të tijët.

Mesfushori kuqezi Arbnor Mucolli po kalon gjithashtu një formë mjaft të mirë në kampionatin suedez. Mucolli, i cili aktivizohet në radhët e Goteborg kontribuoi mjaftueshëm në fitoren e skuadrës së tij, duke realizuar golin e tretë dhe duke dhënë edhe asistin e golit të katërt.

Pas golit të shënuar në javën e parë në kampionatin turk, Sokol Cikalleshi ishte protagonist në radhët e Koniasporit edhe në këtë javë të dytë. Bomberi kuqezi asistoi në minutën e 69-të për kapitenin Gulherme, i cili realizoi golin e avantazhit për turqit e Koniaspor.

Keidi Bare ishte gjithashtu protagonist në triumfin e Espanyol-it në takimin ndaj Mirandes. Mesfushori shqiptar asistoi në golin e fitores për të tijët, ndërsa dhuroi një paraqitje mjaft pozitive gjatë 88 minutave të tij të aktivizimit.

Minuta në këmbë kanë pasur edhe legjionarët e tjerë të Kombëtares, duke nisur nga Elhan Kastrati në portë, te mbrojtësit Berat Gjimshiti, Frederic Veseli, Ardian Ismajli, Adrian Bajrami, si dhe mesfushori Ylber Ramadani e sulmuesi i ri Stiven Shpendi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img