Friday, April 26, 2024

Fundjavë me Kupën e Spanjës, duele interesante në 16-tëshe

Lexo

Pasi ka mbyllur mesjavën e shkuar turin e 32-shes duke njohur edhe skuadrat që janë kualifikuar për më tej, Kupa e Spanjës, që njihet ndryshe si Kupa e Mbretit, ka hedhur të premten edhe shortin e turit të 16-shes. Majorka-Espanjolin,do të jetë një nga takimet që ia vlen për t’u parë edhe nga fakti sepse në fushë për Espanjollin do të jetë edhe futbollisti i Kombëtares kuqezi, Keidi Bare. Takimi në fjalë do të luhet të shtunën së bashku edhe me 3 takime të tjeram, Hirona-Rajo Vajekanon, Sporting Gihoni-Kadizi dhe Betis-Sevilje, një sfidë që do të luhet në Stadiumin “Benito Vijamarin duke nisur nga ora 21:30, do të vijë drejtpërdrejt në RTSH Sport i mbiquajtur ndryshe si “El Gran Derbi” (Derbi i Madh). Të dyja skuadrat po paraqiten mjaft mirë këtë sezon, me Seviljen që mban vendin e dytë, me 41 pikë, 5 më pak sesa Reali kryesues dhe me Betisin që mban vendin e 3-të, 8 pikë prapa rivales qytetëse. Atletiko Baleares-Valencia, Real Sociedad-Atletiko e Madridit, Elçe-Reali i Madridit dhe Atletik Bilbao-Barcelona do të luhen në mbrëmjen e 19 janarit..

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img