Saturday, April 27, 2024

Futboll Femra-Europiani U-17 / Grumbullohet kombëtarja, futbollistet shkodrane Shporaj, Hasa dhe Ndoci pjesë e listës së trajnerit Agustin Kola

Lexo

Kombëtarja e futbollit të femrave U-17 është në prasg të ndeshjeve për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023 për këtë grupmoshë, të cilat ashtu si edhe ato U-19 do të zhvillohen në Shqipëri duke nisur nga 18 tetori, kur vajzat kuqezi do të përballen me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, pr të vijuar më pas me Moldavinë dhe Kosovën që janë në një grup me Shqipërinë. Nën drejtimin e trajnerit Agustin Kola dhe stafit të tij, vajzat kuqezi, pjesë e së cilës janë edhe tre futbollistet shkodrane, Ersida Shporaj, Herta Hasa dhe Marinela Ndoci , do të nisin përgatitjet nga e shtuna e 15 tetorit në Tropikal, me qëllim kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A për këtë grupmoshë.

Shqipëria është shortuar në grupin B3, së bashku me Kosovën, Moldavinë e Maqedoninë e Veriut dhe të gjashta sfidat e këtij grupi do të zhvillohen në vendin tonë, në formën e një mini turneu.

Tekniku Kola ka grumbulluar 20 futbolliste për këto ndeshje të rëndësishme, ku baza është pjesë e kampionatit shqiptar, teksa dy prej tyre aktivizohen me ekipe jashtë vendit.

Vajzat kuqezi do të kenë në dispozicion tre ditë për t’u përgatitur për këto sfidën e parë, duke nisur nga dita e shtunë.

Ndeshja e parë e Kombëtares do të jetë ajo kundër Maqedonisë së Veriut, më 18 tetor në ora 14:30 në stadiumin ‘Elbasan Arena’, që do të jetë edhe shtëpia e vajzave kuqezi U-17 në këto kualifikuese. Tre ditë më vonë, Kombëtarja do të luajë ndaj Moldavisë, në po të njëjtën orë.
Takimi i fundit i ekipit të drejtuar nga Agustin Kola do të jetë kundër Kosovës më 24 tetor në ora 14:30 në ‘Elbasan Arena’.

Në rast se Shqipëria renditet në vendin e parë në grup, atëherë siguron edhe ngjitjen në Ligën A dhe do të ketë shanse reale për t’u kualifikuar në Europian. Një shans tjetër i jepet edhe vendit të dytë më të mirë, i dalë nga të gjitha grupet e Ligës B, që mund të ngjitet në Ligën A.

Më poshtë edhe lista e plotë e 20 lojtareve të grumbulluara nga Agustin Kola dhe stafi i ekipit kombëtar U-17:

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img