Friday, May 10, 2024

Pragndeshja, Vllaznia-Real Madrid në futboll femra, UEFA inspekton “Loro Boriçin”. Konstatohen defekte, por nuk ka rrezik për zhvillimin e ndeshjes me 20 tetor, ora 20:45

Lexo

Vllaznia e futbollit për femra vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së kampioneve të Europës, ku sfida e parë do të jetë në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Real Madrid me datë 20 tetor duke filluar nga ora 20:45.

Në prag të kësaj sfide, në Shkodër kanë mbërritur përfaqësues të UEFA-s, me qëllim inspektimin e mjediseve të impiantit sportiv të “Loro Boriçit”. Por ndërkohë, paralelisht me UEFA-s, në Shkodër është parë edhe një përfaqësi e klubit madrilen, i cili ka kërkuar të njihet me kushtet që ofron stadiumin në fjalë, si dhe në përgjithësi edhe qyteti verior i Shkodrës.

Pas vizitës së dy javëve më parë të dy inspektorëve për të parë gjendjen e përgjithshme të stadiumit, tashmë ka ardhur edhe një specialist i fushës me pajisjet testuese të për të kontrolluar çdo gjë që ka të bëjë me të, si në sipërfaqe, ashtu edhe poshtë saj.

Nga sa bëhet e ditur, inspektori UEFA-s nuk ka mbetur i kënaqur me rezultatet e marra, teksa vërejtjet kryesore kanë ardhur  për barin, por gjithashtu edhe për pjesën nëntokësore. Nga inspektimi i realizuar ka rezultuar se edhe pjesa poshtë tapetit të barit ka probleme. Ndonëse për momentin nuk është në rrezik zhvillimi i ndeshjeve, terreni i “Loro Boriçi” duket qartë se nuk është në gjendje të mirë dhe kërkohet ndërhyrje për rehabilitimin e tij.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img