Friday, March 29, 2024

Futboll Femra-Rikthehet Kampionati Kombëtar, njihuni me kalendarin e javës së 10-të. Nesër, Laçi-Vllaznia, ora 14:00 në “Reshit Rusi”

Lexo

Kampionati kombëtar i futbollit të vajzave, që pati një ndërprerje disa javore për shkak të ndeshjeve të vlefshme për Kupën e Shqipërisë dhe grumbullimit shtatë ditor të Kombëtares në Ulqin, do të rikthehet me ndeshjet e fazës së dytë nga e premtja e 3 marsit.

Sfida Laçi – Vllaznia do të ngrejë siparin e ndeshjeve të fazës së dytë të kampionatit të vajzave. Shkodranet do të zbresin në fushë si kampione simbolike të fazës së parë të kampionatit, teksa do të kërkojnë të marrin me patjetër tre pikët në këtë takim kundër Laçit. Ndeshja do të luhet ditën e premte, në ora 14:00 në stadiumin ‘Reshit Rusi’.

Ndërkaq, tre sfida të tjera të kampionatit janë planifikuar të luhen ditën e shtunë. Tirana, do të luajë të shtunën takimin e fazës së dytë të kampionatit kundër Kukësit. Vajzat bardheblu kanë zhvilluar një fazë të parë mjaft të mirë, me 8 ndeshje të fituara dhe kanë marrë vetëm një humbje, teksa janë pretendente për të fituar titullin kampion këtë edicion. Në sfidën ndaj Kukësit, kryeqytetaset vijnë si favorite, teksa gjithçka do të mësohet të shtunën, me takimin që është planifikuar të nisë në ora 14:00.

Teuta – Skënderbeu është ndeshja tjetër e së shtunës, që do të luhet në aneksin e stadiumit ‘Niko Dovana’ në Durrës në ora 13:00. Bregdetaret e vendit të shtatë do të kenë përballë korçaret, në një takim ku secila prej skuadrave do të kërkojë të ruajë pozicionin në renditjen e përgjithshme.

Partizani do të përballet me Lushnjen në shtëpi. Një sfidë e lehtë në letër për vajzat kryeqytetase, që duan ta nisin mbarë këtë fazë të dytë. Nga ana tjetër, Lushnja nuk ka marrë asnjë fitore në kampionat gjatë fazës së parë. Takimi është planifikuar të luhet më 4 mars, në ora 15:30 në kompleksin e ri të Partizanit në kryeqytet.

E diela rezervon edhe ndeshjen e fundit të javës së 10-të. Apolonia do të presë në shtëpi ekipin e Kinostudios. Një ndeshje që pritet të jetë shumë e luftuar, me fieraket që synojnë të marrin tre pikët për të qenë në garë për vendin e parë, ndërsa Kinostudio synon mesin e artë të klasifikimit të përgjithshëm. Ndeshja është planifikuar të luhet në aneksin e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ në qytetin e Fierit në ora 14:00.

Ndeshjet e javës së dhjetë në kampionatin e vajzave:

KF Laçi – Vllaznia, e premte, ora 14:00

KF Teuta – Skënderbeu, e shtunë, ora 13:00

Tirana– Kukësi, e shtunë, ora 14:00

Partizani – Lushnja, e shtunë, ora  15:00

Apolonia– Kinostudio, e diel, ora 14:00

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img