Futboll Femra-Shqipëria U-15 e mbyll me humbje turneun “UEFA Development”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëri-Estoni 0-7

Formacioni i Shqipërisë: Lusia Krraba, Imelda Ara, Adile Sharka, Albina Tashi, Gelda Kadiolli, Orgesa Reci, Klausia Murataj,  Selena Mica, Besarda Guri, Erina Bajramaj, Besmira Fezollari. Trajner: Kreshnik Krepi

Shqipëria U-15 për vajza luajti këtë të enjte sfidën e fundit kundër Estonisë, e vlefshme për turneun ‘UEFA Development’ për këtë grupmoshë, që u zhvillua në Shqipëri në datat 12-17 nëntor. Vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 7-0 në këtë ndeshje të tretë dhe të fundit të këtij turneu zhvillimor për këtë grupmoshë.

Sipas rregullores së UEFA-s, në sfidat e vlefshme për këtë turne, të gjitha vajzat e grumbulluara duhet të aktivizohen dhe të luajnë disa minuta, e për këtë arsye, në formacionin titullar kuqezi pati një rrotacion. Trajneri Krepi e nisi ndeshjen me këtë formacion: Lusia Krraba, Imelda Ara, Adile Sharka, Albina Tashi, Gelda Kadiolli, Orgesa Reci, Klausia Murataj,  Selena Mica, Besarda Guri, Erina Bajramaj, Besmira Fezollari.

Pjesa e parë e lojës nuk ishte në favorin e vajzave kuqezi, të cilat pësuan gjashtë gola. Ndërkaq, në fraksionin e dytë të lojës, trajneri Krepi bëri disa zëvendësime në skuadrën e tij. Estonezet realizojnë edhe golin e shtatë, duke vulosur rezultatin në 7-0.

Pavarësisht rezultatit final, vlen të theksohet se ky ishte një turne shumë i vlefshëm për Kombëtaren shqiptare U-15 për vajza, që është një ekip i krijuar rishtazi. Turneu u zhvillua në datat 12, 14 dhe 17 nëntor në Shqipëri dhe të gjitha ndeshjet u zhvilluan në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Kombëtarja shqiptare arriti të sigurojë një fitore kundër Andorrës dhe dy humbje kundër Greqisë dhe Estonisë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78'/Lukiç 21') Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61'),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61'),Xh.David(P.David 61'),Oluvasei(Larin 76'). Trajner: Xhesi Marsh Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84'),Bajraktareviç(Suniç 74'),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61'),Memiç(Alajbegoviç 74'),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61'). Trajner:Sergej Barbarez Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo...
- Advertisement -spot_img