Tim Brdariç, kontrata me djalin e trajnerit të Vllaznisë kthehet në çështje për klubin kuqeblu

Lexo

Manchester City, kërkon trofeun e Champions League. Guardiola, optimist për suksesin e tretë

Pas fitimit të Premier League dhe FA Cup, Manchester City është në kërkim të Champions League të parë në...

Shqipëria U-15 fiton miqësoren me Maqedoninë e Veriut. E mposht me rezultatin 3-2 në “Elbasan Arena”

Shqipëria U15-Maqedonia U15,  3-2Formacioni i Shqipërisë U15: Aron Kamberi, Xhoel Mezani, Frensi Mali, Dion Vata, Majkol Luka (C), Henry...

Pragfinalja e Champions League, Manchester City-Inter, Inzaghi: Do luftojmë për çdo centimetër

Stambolli është gati për finalen e Champions League mes Manchester City dhe Interit. Dhe Simone Inzaghi, një hap larg...

Prej rreth dhjetë ditësh në gjirin e Vllaznisë po stervitet Tim Brdariç, djali i tajnerit të kuqebluve Tomas Brdariç. Për 20 vjeçarin me një karrierë modeste duke ardhur nga aktivizimi në kampionate amatore, kalimi në një skuadër profesioniste si Vllaznia përbën një arritje jo të vogël në karrieren e tij sportive.

Mbërritja e tij në qytetin verior është komentuar në mënyra të ndryshme nga opinioni sportiv shkodran. Pjesëtarë të stafit kuqblu përfshirë edhe drejtorin sportiv Matko Djarmati, flasin me superlativa për cilësitë dhe vlerat e këtij futbollisti duke pretenduar se Vllaznia do të përfitojë shumë nga firmosja me këtë futbollist.

Megjithatë, në radhët e specialistëve të futbollit shkodran mendojnë ndryshe. Nga sa bëhet e ditur, në të njëjtën kohë edhe brenda kampit kuqeblu thuhet se drejtuesit po hezitojnë jo pak në lidhje me vendimin që Tim të firmosë për klubin Vllaznia. Por, në këtë mes qëndron babai i tij, trajneri Tomas Brdariç, i cili mësohet se po këmbëngul që djali i tij të bëhet pjesë e Vllaznisë me kontratë zyrtare.

Në parim, edhe më herët është thënë se ardhja e djalit të trajnerit në Shkodër është një sinjal pozitiv në lidhje me mundësinë e rinovimit të teknikut dhe vazhdimësinë e tij në krye të Vllaznisë. Dhe, nëse ndodh kështu, për vetë vlerat që po paraqet në dirigjimin me plot sukses të skuadrës, një gjë e tillë është për t’u vlerësuar. Por, gjithnjë nga burimet e brëndshme ka edhe një rrezik serioz, që nëse ecuria e Tim nuk shkon ashtu si duhet, ai të shndërrohet në një “mollë sherri” në marrëdhëniet e klubit me vetë trajnerin.

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -