Friday, April 19, 2024

Futboll Kategoria e Dytë / Ada mund Mirditen 2-0, shënojnë Ardi Frroku dhe Rezart Çoku

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar ka regjistruar një fitore të pastër të Adës së Velipojës. Në ndeshjen e luajtur në fushën sportrive “Adriatik” të Velipojës për llogari të javë së Java e 25-të që është edhe e parafundit e kampionatit, Ada mundi Mirditën me rezultatin 2 me 0. Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur me fitoren e velipojakëve falë golit të shënuar nga Ardi Frroku, i 13-ti në këtë sezon për të me ngjyrat e Adës. Në pjesën e dytë përpjekjet e mysafirëve nga Mirdita për të gjetur golin e barazimit ishin të shumta. Por, përballë kishin një Adë shumë të organizuar dhe të orientuar perfekt nga trajneri Adi Mehja, i cili ashtu si edhe në ndeshjet e tjera, për nevoja të skuadrës luajti 90-të minuta në formacionin velipojak.

Jo vetem që nuk ka lejuar Mirditën të shënonte në portën e veteranit Besnik Ndoj, që për këtë ka meritë të padiskutueshme edhe vete Ndoj, si gjithmonë i saktë me ndërhyrjet e tij, por nga ana tjetër shënuan edhe një herë tjetër në portën mikë. Golin e dytë dhe të qetësisë siç thuhet në gjuhën sportive në kësisoj rastesh e ka shënuar Rezart Çoku, një i ri i talentuar që më heret ka luajtur me ekipet e Akademisë Vllaznisë si dhe të AAS, ndërkohe që tashmë, ndonëse 19-të vjeçar ka fituar besimin e trajnerit Adi Mehja për të luajtur në formacion. Ky është goli i parë për Rezart Çokun me ekipin e të rriturve të kategorisë së dytë, ku përpos kënaqësisë së tundjes së rrjetës, në aspektin moral do të shërbejë patjetër për një ecuri edhe më të suksesshme të karrierës së tij sportive.

Goli i Çokut shënuar në minutën e 56-të, ka qëndruar në fuqi deri në fund të krejt takimit duke fiksuar fitoren e merituar të Adës së Velipojës me rezultatin 2 me 0. Tre pikë këto që vazhdojnë ta mbajnë Adën në mesin e artë të tabelës së klasifikimit, ndonëse realisht objektivi i stafit teknim dhe drejtuesve në fakt ishte për të qënë mes skuadrave më të mira të afzës Play-Off.

Ndeshja e javës së fundit që mbyllë edhe sezonin sportive 2020-2021 për Adën e Velipojës është ajo që do të luhet fundjavën e ardhshme në Kavajë përballë ekipit vendas Luzi 2008, transfertë në të cilën Ada udhëton për të marrë një rezultat pozitiv.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img