Friday, April 26, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Mbyllen ndeshjen e fazës Play-Off, Burreli mund Dinamon 2-1 dhe qëndron në lojë për Superioren si e dyta e grupit A së bashku me Tomorrin, të dytin e grupit B

Lexo

Java e fundit e Kampionatit Kombëtar të futbollit për Kategorinë e Parë ka pasur në fokus skuadrat që luftonin për vendin e dytë në të dy grupet A dhe B, pasi dy kryesueset e grupeve respektive, Dinamo dhe Egnatia e kishin siguruar kualifikimin në Superiore më herët.

Në Burrel, stadiumi “Liri Ballabani” ka përjetuar një duel shumë interesant, atë Burreli-Dinamo. Ndeshje kjo, që nëse vendi i parë në grup nuk do të ishte firmosur më herët, do të kishte qënë tejet kulminante. Megjithatë, matjanët, të cilëve u duhej patjetër fitorja për të marrë vendin e dytë, kanë luajtur shumë të mobilizuar dhe falë golave të shënuar nga Farruku 7′ dhe Rexhepi 75′ kundrejt golit dinamovit  me autor Alillarin në limitin e ndeshjes, 90′, e kanë fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 2 me 1. Me këtë fitore tre pikëshe, Burreli i udhëhequr gjatë të gjithë sezonit nga trajneri shkodran, Samuel Nikaj, renditet i dyti në tabelën e klasifikimit, që do të thotë se është akoma në lojë për kualifikimin në Superligë. Sipas rregullores së FSHF-së, Burreli, i dyti i grupit A do të ndeshet me Tomorrin, i dyti në grupin B, i cili sot fitoi me Besen 4-2. Betejë kjo që vlen shumë sepse fituesi i këtij çifti do të diskutojë mundësinë e kalimit në Superiore me skuadrën që do të renditet në vendin e tetë të Kategorisë Superiore.

Përtej interesit që kishin fitoret e skuadrave të dyta në të dy grupet, emocionet më të mëdha i kishin ceremonitë e organizuara nga FSHF duke i dorëzuar trofetë përkatës dy skuadrave kampione të grupit A dhe B, Dinamos dhe Egnatias. Dy skuadra këto, që edhe pse kanë firmosur kualifikimin në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm futbollistik, do të diskutojnë me njëra tjetrën finalen e madhe për të kurorëzuar kampionen e Shqipërisë për kategorinë e Parë.

Rezultatet e javës së fundit

PLAY-OFF, GRUPI A

BURRELI DINAMO 2-1(Golat: Farruku 7′, Rexhepi 75′ /Alillari 90′)

VORA-KORABI  1-5(Golat: Segero 60′ / Skuka 28′ , 67′ , 77′ , 89′ (p), Murrja 90+2′)

PLAY-OFF, GRUPI B

EGNATIA-POGRADECI 4-2(Golat: Krasniqi 7′, Shtubina 16′ , A.Magani 18′, 69′   / Laçka 62′ , Abazaj 81′)

BESA-TOMORI 2-4(Golat: Lila 54′ , Muzhaqi 77′ / Oshafi 35′, 37′, Canka 59’, 88’)

PLAY-OUT, GRUPI B

LUSHNJA-ELBASANI 1-1(Golat: Mone 49’/Karati 65’)

FLAMURTARI-TURBINA 3-1(Golat: Diamanti 4’, Metani 75’, Gegaj 86’/Jaupaj 77’)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img