Thursday, May 2, 2024

Futboll-Kategoria e dytë/ Elbasani-Murlani, 1- 1. Rezultatet dhe renditja e javës së 9-të

Lexo

Elbasani-Murlani 1-1 (Shënues: Mustafaj 50’/Trianovski 72’)

Formacioni i Murlanit: Selimaj, Hyseni, Noronha, Pepaj, Sekja, Dodani, Pali, Shema, Stafa, Lekaj, Trianoski. Trajner: Altin Xhahysa(U aktivizuan gjatë ndeshjes: Kraja, Hasa, Suka,Temja)

Elbasani-Murlani, ishte çifti i fundit që mbylli javën e 9-të të Kampionatit Kombëtar të kategorisë. Ndeshje kjo, që nuk u zhvillua fundjavën e kaluar për shkak të mungesës së fushës. Diçka absurde në fakt kjo kur bëhet fjalë për një skuadër, si Elbasani, stadiumi i qytetit të të cilit është mikpritës i ndeshjeve të shumta të qyteteve asnjanëse, dhe vetë detyrohet të shtegtojë, siç është rasti i ditës së martë, kur në kuadrin e javes së nëntë u përballë me Murlanin në stadiumin e Pezës.

1 me 1 ka përfunduar ka përfunduar kjo ndeshje që vuri përballë, Elbasanin e vendit të gjashtë me 13 pikë dhe Murlanin e vendit të shtatë me 12 pikë. Rezultati në fjalë, bën që të dy skuadrat të ndajnë nga një pikë duke vijuar të qëndrojnë sërishmi në të njëjtat pozicioni siç ishin më herët, por me një ndryshim që tashmë kanë një pikë më shumë në tabelë, Elbasani 14 dhe Murlani 13.

Referuar ecurisë së takimit në fjalë, duhet thënë se që të dy golat u shënuan në pjesën e dytë, fillimisht me elbasanasit me autor Mustafaj dhe më pas është braziliani Trianoski që barazon për Murlanin.

Takimet e tjera të javës së nëntë të kategorisë së dytë, grupi A, janë këto: Gramshi – Iliria 1-0, Oriku – Veleçiku 2-0, Luzi – Internacional 6-1, Bulqiza – Ada 5-2. Gramozi – Sopoti 0-2

Tabelën e klasifikimit pas jaëvs së nëntë e kryeson, Luzi 2008 me 21 pikë, i ndjekur nga Oriku dhe Gramshi me nga 20 pikë, në vend të katërt Iliria me 17 pikë, Veleçiku në vend të pestë me 16 pikë, për të vijuar me Elbasanin dhe Murlanin në vend të gjashtë dhe të shtatë me nga 14 dhe 13 pikë, Shënkolli dhe Bulqiza në vend të tetë dhe të nëntë me nga 11 dhe 8 pikë, Klosi në vend të dhjetë me 7 pikë, Internacional dhe Ada në dy vendiet e fundit me nga 3 pikë secili.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img