Friday, March 29, 2024

Futboll-Kategoria e dytë, luhen ndeshjet e javës së pestë. Fiton Veleçiku, Ada dhe Murlani humbin ndaj Ilirisë dhe Orikut

Lexo

Pasditen e së shtunës, por edhe mesditën e së dieles janë luajtur ndeshjet e Kategorisë së Dytë të futbollit shqiptar. Në Grupin A ku luajnë skuadrat e qarkut Shkodër ka pasur bollëk golash, plot 23 të tillë në 6 ndeshje duke dëshmuar kësisoj për lojën sulmuese të skuadrave.

14 prej këtyre golave janë shënuar Koplik ku Veleçiku mundi 6-0 Internacional Tirana dhe në  Bulqizë ku skuadra vendase u mund 1-7 nga Elbasani mysafir. Me fitoret e njëpasnjëshme që po arrin ndaj kundërshtarëve të tij, Veleçiku i drejtuar nga trajneri Haris Lika, duket se e ka marrë drejtimin e duhur për t’u rikthyer në kategorinë e parë.

Ndërkohë, dy skuadrat e tjera të qarkut Shkodër, Murlani dhe Ada janë mundur në këtë javë. Murlani me trajner Altin Xhahysa ka humbur në transfertë 2 me 0 ndaj Orikut, ndërsa Ada me trajner Arbër Shytani është mundur në shtëpi nga Iliria 1 me 2.

Në ndeshjen e luajtur pasditen e së shtunës në fushën sportive, “Adriatik” të Velipojës, fushëkrujasit e Ilirisë kanë kaluar të parët në avantazh me anë të të Kallakut në minutën e 10-të duke e mbyllur pjesën e parë 0-1.

Me fillimin e pjesës së dytë, djemtë e drejtuar nga Arbër Shytani arrijnë të barazojnë në minutën e 55-të me anë të Rekajt. Minutat në vazhdim kanë qënë më të bukurat e krej ndeshjes, pasi duke mos qënë darkort me barazimin, të dyja skuadrat kanë luajtur hapur dhe tërësisht në sulm në kërkim të golit të fitores.

Ndërkohë, kur pritej që ky gol të realizohej në portën e Ilirisë, ka ndodhur e kundërta. Skuadra mike arriti të shënonte me anë të Tabakut në minutën e 70-të, gol i cili qëndroi në fuqi deri në përfundim e krejt ndeshjes duke i dhënë fitoren minimale krutanëve me rezultatin 1 me 2.

Fitore kjo që e mban Ilirinë e Fushë Krujës në vendin e parë të Kategorisë së Dytë me 11 pikë, Grupi A. Ndërkohë që Ada, me humbjen e pësuar në shtëpi, i rëndon pozitat në tabelën e klasifikimit duke qënë në pjesën e poshtme të renditjes me vetëm 3 pikët e fituara në derbin me Murlanin në javën e dytë të kampionatit.

Rezultatet, java e pestë Kategoria e Dytë

Luzi  1 – 1 KF Klosi

Veleçiku 6 – 0 FC Internacional Tirana

Gramshi 2 – 0 Shënkolli

Bulqiza 1 – 7 FK Elbasani

KF Ada 1 – 2 Iliria

Oriku 2 – 0 Murlani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img