Friday, March 29, 2024

Sport-Abissnet Superiore, pas pak në “Arena Egnatia”, Kukësi-Vllaznia, ora 13.45

Lexo

Abissnet Superiore e vlefshme për javën e 6-të vjen sot me një ndeshje rivalësh për titull, Kukësi-Vllaznia, takimi i cili do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” duke filluar nga ora 13:45. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet. Në kampin kuqeblu, bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e brazilianit, Viktor Da Silva, i cili ka lënë pas dëmtimin e vuajtur prej rreth tre javësh. Në fushë si titullar është edhe shqiptaro-maqedonasei, Mevlan Adili, i cili rikthehet pas mungesës së javës së kaluar me Dinamon, për shka të penalizuar me karton të kuq dy javë më parë ndaj Skënderbeut.

Nga sa bëhet e ditur, me informacionet e marra pranë stafit teknik, Vllaznia pritet ta nisë ndeshjen me 4 sulmues, Latifin, Gjurgjeviç, Aralica, dhe Da Silva, me synimin një presioni të mundshëm në gjysëmfushën kundërshtare për të nxjerrë sa më shpejt në dritë golin e avantazhit.

Për t’u theksuar është se mesfushori shkatërrues, Ardit Krymi, shumë i nevojshëm për formacionin kuqeblu, nuk është në lojë nga minuta e parë, gjë e cila ka ardhur për arsye të një gjendje jo të mirë shëndetësore. Gjithësesi, në varësi të lojës, Krymi mund të hidhet në fushë gjatë ecurisë së takimit nga teknkiku Brdariç.

Nga ana tjetër, edhe në kampin kukësian, mësohet se ka ndryshime në formacion, ku në krahasim me ndeshjen e kaluar, Basa nuk do të jetë në fushë nga minuta e parë, ndërsa Hila është kaluar në mesfushë. Formacionet zyrtare të të të dyja skuadrave:

Kukësi (4-3-3): Tafas, Peposhi, Bytyçi, Lulaj, Ndreca; De Lucas, Sh. Taipi, Hila; Gj. Taipi, Milunoviç, Feijao.

Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç; Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj; Jonuzi, Heriç; Da Silva, Latifi, Djurdjeviç; Aralica.

Takimin do ta gjykojë si kryesor, Kreshnik Cjapi i kolegjumit të Fierit, I ndihmuar nga arbitrat anësorë, Ilir Tartari dhe Orgest Grabova. Arbitër i 4-të do të jetë Olsid Ferataj, ndërsa në sisstemin  VAR janë Enea Jorgji dhe  Ani Koçiaj, AVAR.

Po sot, por në orën 16.45 do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, sfida tjetër e Abissnet Superiore, Skënderbeu-Dinamo.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img