Sunday, May 19, 2024

Futboll Kategoria e Dytë-Veleçiku shpartallon Internacional Tirana 6-0. Koplikasit e drejtuar nga Haris Lika vënë kandidaturën për rikthim në të parën

Lexo

Veleçiku i Koplikut po bën një përformancë shumë të mirë në ndeshjet e kategorisë së dytë, ku në pesë javët e para ka grumbulluar 9 pikë duke qënë vetëm dy pikë larg vendit të pare që mbahet nga Iliria e Fushës Krujës.

6 me 0 është rezultati që koplikasit e drejtuar nga Haris Lika kanë regjistruar në ndeshjen javës së pestë ndaj skuadrës kryeqytetase, Internacional, ndeshje kjo e luajtur në fushën sportive të vëllezërve “Duli” të Koplikut.

Rrustemaj ka qënë i pari që ka hapur serinë e golave për vendasit në minutën e 14-të, për t’u pasuar në të 49-tën me një gol tjetër të dytë nga ana tij. Goli i tretë mban firmën e Hajdarit në të 67-tën minutë, për të vijuar me Dibrën që shënon në minutën e 75-të golin e katërt për ngjyrat koplikase.

Tre minuta më pas është përsëri Hajdari që shënon të pestin për Veleçikun dhe të dytin personal në këtë ndeshje. Tetë minuta nga mbyllja e të gjithë ndeshjes është Delaj që tund rrjetën e miqve nga Tirana.

Goli ky i gjashtë për Veleçikun që fiton thellësisht 6 me 0. Pas ndeshjes, trajneri i Veleçikut, Haris Lika, shprehet i kënaqur për fitoren, ndërsa shprehet entuziast se Veleçiku po ecën në rrugë të drejtë me synim rikthimin në kategorinë e parë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img