Sunday, May 5, 2024

Futboll-Kategoria e Parë është futur në një fazë të “nxehtë”. Përballje interesante në javën e 28-të të Kampionatit

Lexo

Kategoria e Parë ka kthyer vëmendjen te ndeshjet e javës së 28-të. Ky kampionat ka hyrë në një fazë mjaft të “nxehtë”,ku tashmë ekipet luftojnë për çdo centimetër të fushën për të siguruar fitoren.

Në program për këtë javë janë ndeshje mjaft interesante. Elbasani dhe Bylisi do të vazhdojë të “luftojnë” në distancë për vendin e parë në klasifikim,teksa të gjitha sfidat e kësaj jave do të luhet ditën e shtunë në orën 15:00.

Kështu Flamurtari do të presë Tomorin në shtëpi. Vlonjatët do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat dhe ndaj beratasve nuk kanë rrugë tjetër veçse 3 pikëve. Vora e cila u mposht nga Korabi fundjavën e kaluar do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Apoloninë.

Edhe Elbasani do të luajë në tranfertë,teksa në Dibër e pret Korabi. Një sfidë e vështirë për elbasanasit,të cilëve nuk iu lejohen hapat fals, pasi në të kundërt do tu ikë nga duart vendi i parë në klasifikim.

Lushnja gjithashtu do të presë Bylisin,me ballshiotët ashtu si Elbasani nuk kanë rrugë tjetër veçse 3 pikëve. Kastrioti-Luzi 2008 dhe Burreli-Besa janë dy sfidat e tjera të kësaj jave.

Të shtunën

Apolonia-Vora(15:00)

Korabi-Elbasani(15:00)

Burreli-Besa(15:00)

Kastrioti-Luzi 2008(15:00)

Lushnja-Bylis(15:00)

Flamurtari-Tomori(15:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img