Tuesday, April 16, 2024

Futboll-Kategoria e Parë, Grupi A/Dinamo mund Korabin 1-0, Superiorja një hap larg

Lexo

Dinamo-Korabi, ishte supersfida e kësaj jave në Kampionatin Kombëtar të futbollit Kategoria e Parë, Grupi A, faza Play Off. Një ndeshje kjo shumë e dyluftuar, por edhe me tension dhe reagime, sidomos nga kampi dibran, i cili në disa momente kishte rezerva për gjykimin. Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur një gol i shënuar nga Kolgega në minutën e 27-të që kaloi Dinamon në avantazh, gol i cili qëndroi në fuqi deri në përfundim të të gjithë takimit.

Fitore tre pikëshe dhe Dinamo e madhe e futbollit shqiptar e sheh vetem më afër se kurrë rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. Krahas festimit të pasndeshjes për fitoren ndaj Korabit, në kampin dibran kanë filluar të mendojnë që tani për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Rikthehet Dinamo, por ndërkohë kryeqytetit i rikthehet edhe një tjetër derbi, çka pritet ta bëjë edhe më të bukur Superioren e sezonit të ardhshëm futbollistik.

Takimi tjetër i këtij grupi, Burreli-Vora  ka përfunduar me rezultatin 3-1 në favor të matjanëve, golat e të cilëve u shënuan nga Koleci 11’, Juta 16’ dhe Kurbneshin 18’, ndërkohë që për Vorën, golin e vetëm e shënoi Spahiu 24’.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img