Friday, March 29, 2024

Futboll-Kombëtarja U-16 në turneun ndërkombëtar “Vlatko Marković” në Kroaci, shkodranët Hajdari dhe Selmani pjesë e saj

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-16 do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Vlatko Marković”, që do të zhvillohet në Kroaci nga datat 4-9 maj 2021. Ky turne, që është në edicionin e tij të tretë, organizohet në nderim të kujtimit të ish-Presidentit të Federatës së Kroacisë, Vlatko Markovic, i cili është ndarë nga jeta në vitin 2013. Trajneri i kuqezinjve, Agron Kërçova, ka publikuar sot listën me 21 lojtarë kryesisht të vitlindjes 2006, me pjesën më të madhe që aktivizohen me skuadra të kampionatit shqiptar. Por në listë ka edhe elementë, të cilët militojnë në klube të huaja si dy mesfushorët Ariel Isufi (Pescara – Itali) dhe Elidon O’boyle (Chelsea – Angli) si edhe sulmuesit Denis Ferraj (Atlètic Sant Just – Spanjë) dhe Alekxi Qoshku (Udinese – Itali).

Kombëtarja U-16 ka nisur pasditën e së shtunës gruumbullimin në kompleksin “Tropikal” në Durrës dhe më 3 Maj përfaqësuesja do të udhëtojë drejt Zagrebit, aty ku edhe do zhvillohen ndeshjet e këtij turneu.

Pjesë e kombëtares U-16 janë edhe dy futbollistë të Akademisë së Futbollit Vllaznia, Xhoel Hajdari që i përket repartit të mesfushës dhe Egert Selmani mbrojtës.

Shqipëria është Grupin B bashkë me Rusinë, Bosnjë & Hercegovinën dhe Lituaninë. Ndërsa, në Grupin A janë Kroacia, Bulgaria, Bjellorusia dhe Maqedonia e Veriut.

Ndeshjet e grupeve do të zhvillohen më datat 5, 6 dhe 7 Maj. Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e tyre të parë ndaj Lituanisë më 5 maj 2021 (ora 12:15), ndërsa një ditë më pas, më 6 Maj, do të sfidojnë Rusinë me duelin që nis në ora 15:45. Takimi i tretë dhe i fundit për Shqipërinë në grup do të luhet më datë 7 Maj ndaj Bosnje & Hercegovinës në ora 10:30.

Finalja e turneut luhet më datën 9 Maj, teksa në këtë datë do të zhvillohen edhe ndeshjet për vendin e 3-të, 5-të dhe të 7-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img