Monday, April 29, 2024

Futboll Kategoria e Parë-Nuk ka fitues në duelin e kryesuesve. Elbasani-Bylis, e mbyllin në barazim

Lexo

Elbasani-Bylis 2-2(Greca 26′, Telushi 71′/ Xheferson 57′, Kamara 64′)

Elbasani:Totoshi,Broshka,Telushi,Pere,K.Kasa(Rami 87),Karakaçi,Hasani(Ivan 39),A.Kasa(A.Hoxhaj 66),Greca,Klement(Lleshi 66),Melo(Krasniqi 87) Trajner:Nevil Dede

Bylis:Beqaj,Trumçi,Goxha,Abazaj,Peralta,Maçolli(Qarri 78),Kasaj(Ndreu 90+1),Lajthia,Ruçi(Muad 46),Kamara(Soza 69),Emini(Xheferson 46) Trajner:Arjan Bellai

Gjyqtarë:Andi Koçi,Fatmir Lama(Durrës),Delin Kasa(Kavajë),Dorjan Maletaj(Tropojë) Delegat:Mario Kërtusha(Durrës) Vëzhgues:Klajdi Kola(Tiranë)

Elbasani-Bylis ndajnë pikët në ndeshjen e prapambetur të javës së 11-të të Kategorisë së Parë,me sfidën e zhvilluar këtë të enjte që u mbyll me barazimin 2-2. Ishin vendasit ata që zhbllokuan sfidën,me Grecën që kaloi Elbasanin në avantazh në minutën e 26-të. Takimi vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 57-të,kur Xheferson realizoi golin e barazimit për ballshiotët,ndërsa në minutën e 64-të Kamara realizoi golin e dytë për ekipin e tij,duke kaluar Bylisin në avantazh. Në fund ishte Telushi ai i cili vulosi këtë takim,ndërsa shënoi golin e barazimit për Elbasanin në minutën e 71-të. Në fund ndeshja u mbyll me barazimin 2-2 me Elbasanin që renditet në vend të dytë me 36 pikë,teksa Bylisi kryeson Kategorinë e Parë me 39 pikë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img