Saturday, July 27, 2024

Futboll-Liga e Kampioneve, Uzuni i pafat, Ferencvaros thyhet në Zvicër, fitojnë Malmoe e Benfika

Lexo

Janë luajtur tri ndeshje të fazës play off në Ligën e Kampioneve, sukses i skuadrave vendase

Sukses i skuadrave vendase në tri ndeshjet e mbrëmjes së mërkurë në ndeshjet e para play off të Ligës së Kampioneve.

Gjithçka ndodh në Bernë në ndeshjen e parë të play-off-it mes Young Boys dhe Ferencvaros: përfundon 3-2 për zviceranët, të cilët arritën një sukses të vërtetë. Goli i parë i përballjes së dyfishtë shënohet nga hungarezët, në minutën e 14 -të falë Boli, 0-1.

Megjithatë, zgjat vetëm dy minuta, sepse në 16 ’Elia shënon me një goditje nga distanca, me Dibusz jo pa faj. Loja duket se do të ndryshojë në minutën e 25 -të, kur Hefti mban Botkën në zonë: e kuqe dhe një penallti përhungarezët. Nga vendi, megjithatë, Uzuni godet shtyllën.

Zviceranët kaluan në avantazh falë Sierro në minutën e 40-t. Në 65 ’, arrin edhe 3-1, dhe është një gol i mrekullueshëm nga Garcia. Mysafirët rihapin lojën në minutën e 82-të me Boli. Përfundon 3-2 për Young Boys, të cilët në Hungari do të kenë dy nga tre rezultate për të fluturuar në grupet e Ligës së Kampioneve.

Ndeshja e parë mes Benfikës dhe PSG-së shkon për portugezët. Në Da Luz, të besuarit e Jorge Jesus kaluan në avantazh vetëm pas dhjetë minutash lojë me anë të Silva. Pas një goli të anulluar për holandezët me protagonist Zahavin, portugezët gjejë dhe golin e dytë në minutën e 42-të me anë të Ëeigl. Në pjesën e dytë, PSV arrin të shkurtojë distancën me një goditje të bukur të Gakpo, 2-1 që është dhe rezultati përfundimtarë i kësaj sfide.

2-0 është fitorja e Malmoe përballë Ludogorets. Birmancevic 26’ dhe Berget 61’ janë autorët e golave. Suedezët kanë hedhur kështu një hap drejt fazës së grupeve, ndërkohë që për Ludogorets do të duhet një paraqitje e madhe në ndeshjen e kthimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img