Java e parë e fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar të moshave për kategorinë Superiore nuk ka nisur aspak mirë për ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia. Dy ekipet respektive, U-17 dhe U-19 ishin mysafirë në Shënkollë duke u ndeshur respektivisht me dy ekipet përkatëse të Shënkollit. Ndeshje këto që kanë përfunduar që të dyja me fitoret e ekipeve vendase të Shënkollit. Të parët që janë ballafaquar në fushën e lojës kanë qënë 17 vjeçarët, ku Veriu Sport ka përcjellë komentin e kësaj ndeshje, e cila është fituar nga Shënkolli me rezultatin 3 me 1, ndërkohë që më pas ka qënë dueli tjetër përsëri Shënkolli-Vllaznia, por për kategorinë e moshës U-19-të. Këtë radhë, në ndryshim nga fitorja e Vllaznisë 4-0 në gjysëmfinalen e Kupës, fitues doli Shënkolli U-19 me rezultatin 2 me 1. Pas një pjese të parë 0-0, në të dytën është Vllaznia që shënon e para me anë të Pusit në minutën e 73-të, por dy golat e vendasve në limitin e takimit me autor Dainë dhe Metaliajn bëjnë që i gjithë takimi të mbyllet me rezultain 2 me 1 në favor të Shënkollit. Kjo humbje e Vllaznisë U-19 i ka kushtuar jo pak kuqebluve, pasi kanë humbur në të njëjtën kohë edhe kreun e tabelës së klasifikimit, që tashmë e ka marrë Shënkolli me trajner shkodranin Haris Lika.
Lexo
(Video) Basketboll-“Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet sportit profesionist!”. Trajneri Herion Faslia me një projekt serioz për basketbollin në Shkodër
Për të rinjtë shkodranë që kanë pasion sportin e basketbollit është krijuar një mundësi shumë e mirë për të...
Çmimet për “Më të Mirët 2022”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mesazh publik për mbarëvajtjen e aktivitetit!
Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2022”, organizuar mbrëmjen e së premtes dhe i cilësuar...
Të fundit
(Video) Basketboll-“Fuqizimi i të rinjve nëpërmjet sportit profesionist!”. Trajneri Herion Faslia me një projekt serioz për basketbollin në Shkodër
Për të rinjtë shkodranë që kanë pasion sportin e basketbollit është krijuar një mundësi shumë e mirë për të...
Futboll
Çmimet për “Më të Mirët 2022”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mesazh publik për mbarëvajtjen e aktivitetit!
VeriuSport - 0
Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit “Më të Mirët 2022”, organizuar mbrëmjen e së premtes dhe i cilësuar si momenti kulmor i një...
Atletikë
Atletikë-Vllaznia e nis me trofe vitin 2023. Fiton Kampionatin Individual Dimëror. Talenti Franko Burraj, shpallet sportisti më i mirë i aktivitetit!
VeriuSport - 0
Atletika shkodrane vazhdon të jetë sporti më i suksesshëm në aktivitetin e Sport Klub Vllaznia. Prej 14-të viteve radhazi, ekipet e atletikes Vllaznia janë...
Futboll
Ceremoni-Këpuca e Artë 2022 për djem / Goleadori i Abissnet Superiore, Saliou Guindo merr çmimin nga Kristian Karembë
VeriuSport - 0
Dy nga çmimet kryesore të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2022” për vajza dhe djem, trofe që jepet për golashënuesit...