Thursday, April 25, 2024

Futboll Moshat Superiore-Java e 14-të, dy fitore për ekipet e Vllaznisë U-17 dhe U-19

Lexo

Krahas kategorive të tjera të futbollit shqiptar, këtë fundjavë janë luajtur edhe ndeshjet e javës së 14-të të Kampionateve Kombëtare të Moshave për Kategorinë Superiore. Dy ekipet e Akademisë Vllaznia, U-17 dhe U-19 priten në Shkodër ekipet respektive të Brians dhe Dinamos. Për t’u theksuar është fitorja e ekipit U-17 që drejtohet nga trajneri Brikeno Bizi, ekip ky që në javët e mëparshme kaloi jo pak probleme duke regjistruar disa rezultateve negative. Fitorja e sotme me shifrat 3 me 0 ndaj Brians e arritur në fushën sportive “Reshit Rusi”  është një tregues pozitiv për vazhdimësinë e kampionatit. Goli i Kodres në minutën e 28-të mbyllë pjesën e parë me rezultatin 1 me 0 për Vllazninë, ndërkohë dy golat e pjesës së dytë me autor Boshtin dhe Tafilin, përkatësisht në minutat 51 dhe 75-të fiksojnë fitoren e merituar të skuadrës kuqeblu me rezultatin 3 me 0.

Suksesin e skuadrës U-17 e ka vijuar edhe skuadra U-19, e cila e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani mundi me rezultatin 5 me 1 Dinamon. Ndeshja në fjalë e luajtur po në “Reshit Rusi” është dominuar plotësisht nga ana e kuqebluve. Vendasit e fillojnë me gol ndeshjen kur që në minutën e parë është Filipi që e dërgon topin në rrjetën dinamovite. Më pas do të jetë Pusi që me golin e minutësx së 22-të mbyllë pjesën e parë me rezultatin 2 me 0. Kuqeblutë vijuan të luajnë me frymë sulmuese edhe në pjesën e dytë, dhe si rezultat i kësaj loje dalin në dritë edhe 3 gola të tjerë. Autorë janë Alivoda në minutën e 51-të, kapiteni Arsen Elbasani përmes pikës së penalltisë në minutën e 65-të për të përfunduar me golin e pestë, atë të Musarajt në të 80-tën minutë. Nga ana tjetër, goli i Sulkës për Dinamon shënuar në minutën e 88-të, vlen vetëm për statistikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img