Friday, March 29, 2024

Superiore Moshat-KF Shkodra likujdon Internacional Tiranën, 2-1 për U-17 dhe 4-0 për U-19

Lexo

Për javën e 14-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore të moshave sot kanë luajtur edhe ekipet e Klubit të Futbollit Shkodra, të cilët janë ballafaquar me dy ekipet respektive të Internacional Tirana. Ndeshjet e luajtuara në fushën sportive të KF Murlani në Barbullush, kanë përfunduar që të dyja me fitoret e skuadrave të KF Shkodra.

2 me 1 është rezultati i ndeshjes së U-17  KF Shkodra-Internacional Tirana, ku autorë i të dy golave për ekipin e drejtuar nga Arbion Kopliku është i njëjti futbollist, Hasani, i cili shënon që në start të takimit, në minutën e parë, ndërkohë që më pas në të 34-tërtën është i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërsa, skuadra tjetër e KF Shkodra, ajo U-19 me trajner Rudi Praniqi regjistron fitore të thellë 4 me 0, ku autorë të golave janë Kodra dhe Suka në minutat 7-të dhe 18-të të pjesës së parë, ndërkohë që në të dytën është Albi Shpuza që shënon dy herë radhazi në minutat 83-të dhe 89-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img