Friday, April 26, 2024

Volejboll-Kombëtarja Meshkuj/Përgatitjet për Euro 2021, miqësore Mali i Zi-Shqipëri 3-1

Lexo

Në kuadrin e përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 që do të zhvillohen gjatë muajit Maj, kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për meshkuj është përballur dje në një ndeshje miqësore me kombëtaren e Malit të Zi. Pjesë e formacionit të kuqezinjëve tanë është edhe volejbollisti shkodran, Anton Qafarena, i cili vetëm pak ditë më parë fitoi titullin kampion të Ukrainës, ndërkohë që më herët me ekipin e tij Barkom Kazhany ka fituar edhe dy trofe të tjerë, Kupën dhe Superkupën e Ukrainës.

Ndeshja e luajtur në Nikshiq të Malit të Zi, prazentoi një formë shumë të mirë sportive për shodrani Qafarena duke qënë titullari kryesor i kuqezinjëve tanë. Por, kjo nuk ka mjaftuar për t’i dhënë fitoren skuadrës tonë kombëtare, sepse malazezët kanë arritur të fitojnë me rezultain 3 me 1. Kuqezinjtë kanë bërë një ndeshje të mirë, ndërsa e kanë përballuar mirë skuadrën malazeze, që në fakt vetë përfundimet e seteve, 25-23, seti i parë, 25-22 i dyti dhe 25-20 i treti e tregojnë një gjë të tillë.

Realisht, nëse do të ishte një ndeshje zyrtare, këtu do të mbyllej krejt takimi me rezultatin 3 me 0 për malazezet vendas. Por, duke qenë ndeshje miqësore në vartësi të përgatitjeve për kompeticionin europian, në marrëveshje të të dy stafeve përkatëse është rënë dakord që të zhvillohet edhe një set tjetër shtesë. Set i cili është fituar nga kombëtarja shqiptare me rezultatin 20 me 25 duke fiksuar në përfundim rezultatin e të gjithë ndeshjes, 3 me 1 për Malin e Zi.

Në formacionin e kombëtares së Shqipërisë, krahas shkodranit Anton Qafarena, trajneri Jani Melka aktivizoi edhe Qepën, Deliun, Çelën, Bakirin, Martiron dhe Muçën në rolin e liberos. Ndërkohë, gjatë lojës për Shqipërinë janë aktivizuar edhe Dragoi, Baruti, Koçi, Talaj Doda, Vasili dhe Qerraxhia në rolin e liberos së dytë. Pas kthimit në Tiranë volejbollistët tanë kuqezi do të vijojnë përgatitjet në pritje të nisjes më 4 maj drejt Nitras së Sllovakisë, atje ku me 6 deri me 8 Maj do të luajnë pjesën e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2021, ndërsa më pas të dytën në Ploesht të Rumanisë më 14 deri me 6 Maj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img