Kategoria e Parë-Java e tretë/ Besëlidhja merr pikën e pare, jep sinjale pozitive ndaj Bylisit në transfertë. Fitojnë Besa, Pogradeci, Kastrioti e Sopoti

Lexo

- Reklamë -spot_img

Një nga takimet që mori vemendjen më të madhe për javën e tretë të Kategorisë së Parë që u luajt pasditen e sotme ishte ai në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit në mes ekipit vendas Bylis që sezonin e kalaur luajti në Superiore dhe kërkon të kthehet menjëherë përsëri atje dhe Besëlidhjes të mirë investuar nga presidenca Fushaj me objektiv Superioren.

Ndryshe nga dy ndeshjet e parë ku çuditërisht lezhjanët humbën me Kukësin dhe Korabin, paraqitja e tyre në transfertën ballshiote morën vlerësime pozitive. Lezhjanët arritën të marrin pikën e parë pas një barazimi pa gola, 0-0,  që në një farë mënyre, nga Ballshi nis kthesa e Besëlidhjes.

Në takimet e tjera, Besa regjistroi fitoren e radhës, duke triumfuar me shifrat 5-0 ndaj Orikut. Në “Kukës Arena”, Pogradeci mori një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Kukësit, ndërsa një tjetër sfidë e kësaj jave, Korabi dhe KF Iliria u ndalën në barazimin 1-1.

Kastrioti siguroi tri pikët në shtëpi ndaj Flamurtarit, me fitoren 1-0, ndërsa Sopoti triumfoi 3-1 në transfertën e Burrelit.

Me përfundimin e javës së tretë, Kategoria e Parë kryesohet nga tre skuadra me pikë të barabarta: Besa, Pogradeci dhe Korani me nga 6 pikë. Iliria dhe Byli ndajnë vendin e 4 dhe të 5 me nga 5 pikë. Kastrioti dhe Sopoti në vend të 6 dhe të 7 me nga 4 pikë, Kukësi i teti me 3 pikë, Flamurtari dhe Burreli nqë vend të 9 dhe 10 me nga 2 pikë, Besëlidhja e parafundit me 1 pikë dhe Oriku i fundit me 0 pikë.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img