KF Bashkimi mbush 7 vjeç! Një klub që nisi shtatë vite më parë falë iniciativës së pasionantit Ervin Alushi dhe në shtatë vite karriere bëri historinë e tij.

Formoi Akademinë me ekipet zinxhir të moshave, pjesë e së cilës janë edhe femrat, dhe rezultatet pozitive nuk munguan duke fituar edhe trofe në shkallë rajonale, kombëtare, por edhe në turnetë ndërkombëtare.

Në postimin e bërë në rrjetet sociale, drejtuesit e klubit paralajmërojnë festën e planifikuar për datën 24 shtator.
“ Gëzuar 7-vjetorin, KF BASHKIMI! 7 vite histori, 7 vite sacrifice, 7 vite familje.
Dhe rrugëtimi ynë sapo ka filluar! Më 24 Shtator, festa na pret!
Akademia Futbollit Bashkimi – Shkodër
BASHKIMI – Një familje, një pasion, një rrugëtim! “, shkruhet në postimi n e KF Bashkimi.


