Momenti i kthesës për kuqeblutë. Vllaznia-Teuta, të premten, ora 18:30, në “Loro Boriçi” për javën e 5 të Superiores

Lexo

- Reklamë -spot_img

Me dy pikë në katër ndeshje, dy barazime dhe dy humbje, Vllaznia është në pritje të ktheses. Dhe, këtë ta pritet ta bëjë të premten, në duelin e javës së pestë të Abissnet Superiore.

Kuqeblutë do të presin në stadiumin “Loro Boriçi” Teutën e Durrësit, krysuesen e tabelës së klasifikimit me 10 pikë.

Ndeshja në fjalë është planifikuar të luhet të premten prej orës 18:30, në një përballje mjaft interesante mes dy skuadrave që do të kërkojnë maksimumin, me kuqeblutë që do të kenë edhe mbështetjen e publikut të tyre për të regjistruar fitoren e parë në këtë fillim kampionati dhe durrsakët që këtë sezon me teknikun Edlir Tetova në pankinë do të kërkojnë ecurinë pozitive me autoritetin e ekipit kryesues.

Takimi në fjalë është i pari dhe i vetmi që luhet të premten duke hapur serinë e ndeshjeve të javës së pestë të Abissnet Superiore, e cila është planifikuar të luhet në tre ditë, nga e premtja deri të dielën, me pesë përballje që pritet të sjellin rivalitet dhe garë të fortë për pikët.

Të shtunën do të zhvillohen dy takime, ku në orën 16:00 Vora do të pres Skënderbeun në një duel ku të dyja skuadrat synojnë tri pikët. Më pas në orën 18:30 Dinamo do të përballet me Laçin, një nga ndeshjet që pritet të ofrojë shumë rivalitet.

Programi i javës së pestë të Superiores do të vazhdojë të dielën me dy përballjet e fundit ku në orën 16:00 Tirana do të presë Elbasanin, në një sfidë tradicionale që pritet me interes, ndërsa java do të mbyllet në orën 18:30 me duelin Egnatia-Partizani, me rrogozhinasit që mbajnë vendin e dytë në renditje me 9 pikë ndaj Partizanit, i shtati me 4 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img