Nga Xhevdet ZEKAJ – GËZUAR DITËLINDJEN, ISUF MYRTAJ!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Sot është një ditë e veçantë për një prej emrave që i ka kushtuar më shumë se tri dekada gazetarisë, komentimit dhe radiokronikës sportive shqiptare.

Miku im Isuf, ti je kompetent dhe ligjërimi yt danubian, i qetë, i thellë, i rrjedhshëm është një mrekulli, ti ke individualiteti dhe prifesioalizëm që të rrëmben, e mbush me emocione.

I dashur Isuf, që nga hapat e parë në gazetarinë sportive, në vitin 1994, ke ndërtuar një rrugëtim të gjatë e të respektuar, duke e ndjekur, shkruar, komentuar dhe përjetuar futbollin jo thjesht si profesion, por si një pasion të madh të jetës.

Nga gazetat sportive te Radio Tirana, nga tribunat e stadiumeve te ekranet televizive, nga Laçi e Kurbini deri te sfidat më të mëdha të futbollit shqiptar, ke sjellë zërin, stilin dhe këndvështrimin tënd, duke fituar respektin e kolegëve dhe të sportdashësve.

Edhe sot, aktiv në analizat dhe transmetimet sportive, vazhdon të ndjekësh me të njëjtin pasion Superioren, Kombëtaren dhe futbollin ndërkombëtar.

Në këtë ditë të bukur, të uroj nga zemra shëndet, lumturi, mbarësi dhe sa më shumë vite të bukura, pranë familjes, miqve dhe njerëzve të sportit që të vlerësojnë.

Isuf, modestia jote është një vlerë e madhe. Ti i urren lajkat, servilizmin dhe vlerësimet e rreme. Nuk je nga ata që mashtrojnë duke thënë: “Kam filluar në radio në vitin 1971”. Sepse vitet në radio nuk maten thjesht me shifra, por me produktin, kontributin dhe suksesin që ke lënë pas.

Isuf, nuk di ç’të të them më shumë si një bashkëshort shembullor, një baba i mrekullueshëm, një bir e vëlla i përkushtuar ndaj familjes, por mbi të gjitha je një njeri me dimension të veçantë si baba dhe gjysh.

Jam me fat që të njoh dhe që, bashkë me Klevisin, Defrimin, Altinin, Rrokun, Tufën e të tjerë, përbëni një formacion njerëzor dhe profesional të rrallë. Një brez njerëzish që nuk maten me vitet, por me gjurmën që kanë lënë në gazetari, në radio dhe në jetën e njerëzve.

Gëzuar ditëlindjen, Isuf!

Qoftë gjithmonë i fortë zëri yt në mikrofon,

Qoftë i mprehtë komenti yt,

Qoftë e gjallë pena jote,

Shëndet e mvarësu dhe i pandalshëm qoftë pasioni yt për futbollin!

Edhe 100 vite të lumtura, koleg dhe mik i mirë i gazetarisë sportive shqiptare!

Shekullofsh!

Xhevdet ZEKAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img