Gersi Jula është një nga volejbollistet e njohur shkodranë i rritur me shumë sukses pranë ekipeve zinxhir të klubit Vllaznia duke pasur një ecuri shumë pozitive në karrieren e tij sportive deri në ekipin e parë, ku sot luan si titullar në skuadrën e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja.
Me spikatjen në ekipin kuqeblu, shtatlarti Gersi Jula, fitoi besimin e stafit teknik të Federatës Shqiptare të Volejbollit për tu bërë pjesë e të gjitha ekipeve kombëtare të moshave, derisa së fundmi mori ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë në përbërje të ekipit kombëtar A, debutimin e të cilit e pati në eleminatoret e Kampionatit Europian ku mori vleresime pozitive për përformancën e tij.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, shkodrani Gersi Jula shprehet i kënaqur me formën sportive të paraqitur në këtë Europian, ku sipas tij përvoja e fituar në përbërje të kombëtares, mes të cilëve luan edhe bashkëqytetari i tij, Anton Qafarena, është padyshim një mundësi më shumë për ta vënë në shërbim të Vllaznisë.
Duke mirëpritur ftesat e tjera të radhës nga kombëtarja kuqezi, Jula, komenton edhe situatën tek Vllaznia, me të cilën kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri sportiv 2026-2027 me objektivat për të qënë një nga skuadrat pretendemte për trofe.
(Video) Prononcimin e plotë të volejbollistit të Vllaznisë dhe të kombëtares, Gersi Jula, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


