Sunday, May 5, 2024

Gjak shqiptari dhe lider i vërtetë, Granit Xhaka mes serbëve

Lexo

Granit Xhaka ishte protagonist sonte në fushë teksa Zvicra arriti të mposhtë 3-2 Serbinë duke u kualifikuar më tej në Kupën e Botës. Mesfushori shqiptar i helvetëve nuk arriti të realizojë, megjithatë ishte ndër më të mirët në fushën e blertë.

Tensioni ishte prezent mes tij dhe lojtarëve të Serbisë. Në fundin e takimit, ai u përplas me Milenkoviç. U desh ndërhyrja e shokëve të tjerë të ekipit për të shuar sherrin. Mirëpo gjaku i shqiptarit u shfaq dhe në Botërorin e Katarit.

Ishin dy raste të tilla, njëherë gjatë minutës së 65-të, e pastaj edhe në fund të ndeshjes.

Ishte një zënkë në 16 metërshin e serbëve me Breel Embolon, derisa Graniti shkoi për të treguar se është një kapiten dhe lider i Zvicrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img