Botërori i Futbollit 2026-Spektakël në duelin Holandë-Japoni. Holandezët nuk mbajnë avantazhin duke u ndëshkuar në limit të ndeshjes me golin e barazimit nga japonezët

Lexo

- Reklamë -spot_img

Holandë-Japonini 2-2(Shënues: Virgil Van Dajk 51’, Krisencio Sumervill 64’/ Nakamura 56’, 88’)

Holanda dhe Japonia dhuruan spektakël në Grupin F të Kupës së Botës 2026 me sfidën që u mbyll në barazim 2-2 pas një ndeshjeje të luftuar deri në sekondat e fundit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola teksa të dyja skuadrat treguan kujdes në mbrojtje dhe krijuan pak raste të pastra shënimi.

Gjithçka ndryshoi pas pushimit kur ritmi i ndeshjes u rrit ndjeshëm dhe të dyja skuadrat u hodhën në kërkim të golit.

Ishte Holanda që kaloi e para në avantazh në minutën e 51-të kur kapiteni Virgil Van Dajk shënoi për 1-0.

Megjithatë, gëzimi i Holandës zgjati vetëm pesë minuta pasi në të 56-tën Nakamura riktheu baraspeshën për Japoninë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Skuadra holandeze reagoi sërish dhe në minutën e 64-të Krisencio Sumervill realizoi golin e dytë për Holandën duke e çuar rezultatin në 2-1 dhe duke i afruar europianët drejt fitores.

Kur dukej se gjithçka kishte përfunduar Japonia tregoi karakter dhe nuk u dorëzua duke surprizuar në minutat e fundit.

Në minutën e 88-të Kamada shënoi golin e barazimit 2-2 duke siguruar një pikë të çmuar për skuadrën aziatike.

Ky barazim mban të hapura llogaritë në Grupin F me Hollandën dhe Japoninë që vazhdojnë garën për një vend në fazën me eliminim direkt.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img