Sunday, August 24, 2025

Golat e shkodranit Balaj dhe Uzunit i japin Shqipërisë fitoren në miqësoren me Kosovën

Lexo

SHQIPËRI – KOSOVË 2-1

(Shënues: Balaj 31′, Uzuni 64′ / Muriqi 85′)

E mërkurë, 11 nëntor 2020, ora 16.00, stadiumi “Elbasan Arena”

Përballja miqësore në mes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës e luajtur pasditen e sotme në “Elbasan Arena” ka përfunduar me fitoren e kuqezinjëve tanë me rezultatin 2 me 1. Goli i parë i kësaj ndeshjeje ka ardhur në minutën e 31-të me autor shkodranin Bekim Balaj, i cili ka shftytëzuar një kros brenda zonës dhënë nga e majta e sulmit kuqezi me protagonist Uzunin. Bjondi shtatlartë, që në një farë mënyre i kishte munguar kombëtares sonë për disa ndeshje, nuk nguroi të tregonte aftësitë e tij individuale duke e dërguar topin menjëherë në rrjetë. Jo vetem goli, por edhe veprimet plot ritem gjatë ecurisë së takimit treguan se Balaj është një futbollist i vlefshëm për formacionin e Rejes, gjë e cila me siguri do të konkretizohet edhe nga vendimet e teknikut kuqezinjë për t’i dhënë minutat e duhura në ndeshjet e ardhshme.

Goli i dytë ka për autor Uzunin në minutën e 64-tërt, që për mënyrën se si e realizoi me atë adresim të topit në trekëndëshin e sipërm të portjerit kosovar Muriç meriton vlerësime maksimale. Ndërkohë, që duke i shtuar edhe asistin e dhënë për Balajn tek goli i parë, por edhe lëvizshmërinë e madhe në fushën e lojës e bënë Uzunin që të cilësohet si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Goli i vetem për kombëtaren e Kosovës  shënua në minutën e 85-të me autor Muriqin, i cili shndërroi në gol një penallti të marrë nga vetë ai pas ndërhyrjes brenda zonës nga ana e Dokes që për arbitrin ishte e parregullt. Me atë që u dha në fushën e lojës, duhet thënë se kuqezinjtë e Edi Rejës e merituan fitoren, pasi përgjithësisht ishin më dominues të takimit. Pozitive për kombëtaren tonë në këtë ndeshje është konsideruar edhe aktivizimi i disa lojtarëve të rinjë, ndër të cilët spikatjen më të madhe e bëri mbrojtësi Çepele, që me vlerat e shfaqura në fushën e lojës konsiderohet një e ardhme e kombëtares sonë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img