Thursday, May 2, 2024

Boks Profesionist-Zyrtarizohen çiftet e boksierëve për mbrëmjen e Turneut Ndërkombëtar të ditës së dielë në “Qazim Dervishi”

Lexo

Boksierët profesionist të përzgjedhur për Turneun Ndërkombëtar që do të mbahet mbrëmjen e kësaj të diele në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës vazhdojnë të përgatiten në palestrën e boksit Vllaznia, nën kujdesin e trajnerëve të mirënjohur, Zef Gjoni, Jetmir Kuqi dhe Lazarin Vila.

Ndërkohë, sipas organizatorëve të akvitetit, ka ndryshime në strukturën e programit të ndeshjeve, ku nga katër duele të planifikuara më herët për t’u ngjitur në boksin profesionist, numri i tyre është shtuar në pesë. Ndërkohë, ndryshim ka edhe në listën e emrave të boksierëve shqiptarë, ku njëri prej tyre, Xhulio Vrenozi, i cili bokson prej vitesh në Itali, nuk do të jetë në programin e dueleve të mbrëmjes së dielë. Nga sa bëhet e ditur ai do të udhëtojë për në Kanada ku do të boksojë në një duel shumë të rëndësishëm përballë një boksieri amerikan.

Përballja e parë në këtë turne do të jetë ajo për peshën 76 kilogram në mes boksierit shqiptar, Senad Drini, djali i ish kampionit shkodran Artur Drini që jeton prej vitesh në Gjermani, duke pasur përballë boksierin anglez, Kearon Thomas.

Më pas, në ring do të ngjitet disa herë kampioni shqiptar, vlonati Krenar Zeneli për t’u përballur me boshnjakun David Romanik, ndeshje kjo e vlefshme për peshën deri në 64 kg. I treti që do të ngjitet në ring është shkodrani i peshës 76 kg, Arjon Kajoshi me një start shumë pozitiv në boksin profesionist, që do të ndeshet me Aliaksandr Dzemka nga Biellorusia.

Menjëherë pas Kajoshit, në ringun profesionist do të ngjitet shkodrani tjetër i peshës super të rëndë, plus 92 kg, Nelson Hysa me pesë fitore radhazi në boksin profesionist ku do të synojë fitoren e gjashtë ndaj kampionit të Çekisë, Paver Sour. Ndërkohë, çifti i pestë dhe i fundit i kalendarit të ndeshjeve profesioniste për Turneun e mbrëmjës së dielë, është në mes boksierit malazez, Viktor Mihailoviç dhe Aleksa Kesiç nga Bosnja, ballafaqim ky për peshën deri në 90 kg.

Çiftet e dueleve të Boksit Profesionist

Pesha 64 kg. Krenar Zeneli(Shqipëri)-David Romanik(Bosnje)

Pesha 76 kg. Senad Drini(Shqipëri)-Kearon Thomas (Angli)

Pesha 76 kg. Arjon Kajoshi(Shqipëri)-Aliaksandr Dzemka(Biellorusi)

Pesha 90 kg. Viktor Mihailoviç(Mali i Zi)-Aleksa Kesiç (Bosnje)

Pesha +92 kg. Nelson Hysa(Shqipëri)-Pavel-Sour(Çeki)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img