Sunday, May 5, 2024

Goli i lezhjanit Denis Prendi, i jep Shqipërisë U-19 fitoren ndaj Maltës U-19

Lexo

Maltë U19-Shqipëri U19  0-1(Shënues: Denis Prendi 49’)

Formacioni i Shqipërisë U19: Amarildo Dervishi (GK), Kleo Shpuza, Denis Prendi, Fabjan Perndreca, Eltion Misini, Kledi Marinaj, Jordi Jaku (C), Ergis Arifi, Ron Hasani, Brayan Gjyla, Olsi Myrta. Trajner: Bledi Shkëmbi

Shqipëria U-19 fitoi miqësoren e parë ndaj Maltës U-19 me rezultatin minimal 1-0. Sfida që u zhvillua mbrëmjen e sotme prej orës 19:30 në stadiumin “Centenary Stadium” u vendos nga goli i lezhjanit Denis Prendi shënuar në minutën e 49-të të pjesës së dytë.

Trajneri Bledi Shkëmbi e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Maltës U-19: Amarildo Dervishi (GK), Kleo Shpuza, Denis Prendi, Fabjan Perndreca, Eltion Misini, Kledi Marinaj, Jordi Jaku (C), Ergis Arifi, Ron Hasani, Brayan Gjyla, Olsi Myrta.

Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim 0-0, ndërsa fraksioni i dytë nisi më mirë për kuqezinjtë. Denis Prendi zhbllokoi takimin në minutën e 49-të. Ron Hasani harkoi saktë drejt zonës dhe Prendi e dërgoi topin në rrjetë.

Deri në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe Shqipëria U-19 triumfoi ndaj Maltës U-19. Më datë 22 mars Kombëtarja U-19 do të zhvillojë edhe miqësoren e dytë ndaj Maltës U-19, në stadiumin “Centenary Stadium” në ora 19:30.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img