Friday, October 11, 2024

Historike, finalja europiane “UEFA Conference League” e 2022-shit në “Air Albania”

Lexo

Shqiptarët ka kohë që e presin një finale të madhe europiane, dhe tashmë një një e tillë është bërë realitet falë vendimit që u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i mbledhur sot përmes video-konferencës ku mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim.  Bëhet fjalë për finalen e parë të kompeticionit më të ri europian “UEFA Conference League” në vitin 2022, e cila është planifikuar në luhet në stadiumin “Air Albania”. Vendim ky ekstra për ambientin sportiv shqiptar, pasi është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që Shqipëria mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave. Menjëherë pas mbledhjes Presidenti Duka ka përshëndetur këtë ngjarje të madhe dhe ka falënderuar të gjithë ata që bënë të mundur sjelljen e një finaleje europiane në Shqipëri.

Mesazhi i Dukës

“Tre dhjetor 2020, një tjetër datë historike për futbollin dhe për Shqipërinë! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi t’i besojë FSHF-së organizimin e finales së parë të kompeticionit më të ri europian “UEFA Conference League” në vitin 2022 në stadiumin “Air Albania”.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme për futbollin, Tiranën dhe Shqipërinë! Për këtë duhet të ndihemi të gjithë krenarë. Është gjithashtu edhe një dhuratë e çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, që më në fund mund të gëzojnë pas shumë peripecish të kaluara, që nga tërmeti e deri te pandemia Covid-19 që po përjetojmë. Urojmë që ky lajm t’i hapë rrugën lajmeve të tjera pozitive për shqiptarët.

Dua të falënderoj administratën e FSHF-së për plotësimin e qindra formularëve, pyetësorëve dhe dosjeve për aplikimin, duke treguar profesionalizëm, seriozitet dhe përkushtim e duke bindur anëtarët e KE-së.

Dëshiroj që t’i falënderoj të gjithë ata që besuan te ne. Por kjo është një ditë e madhe për të gjithë.

Dëshiroj që të falënderoj me këtë rast, drejtuesit dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, për mbështetjen dhe besimin që na dhanë.

Dua t’i garantoj se ne do të bëjmë maksimumin për një organizim perfekt të finales. Shqipëria dhe shqiptarët shquhen për mikpritje, të cilën do të kenë mundësi ta demonstrojnë akoma më shumë në këtë rast.

Ju mirëpresim në Tiranë me shumë kënaqësi në maj 2022!”, përfundon mesazhin e tij Presidenti I FSHF-së, Armand Duka

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img